Një pjesë e Malishevës mbetet pa energji elektrike

Një pjesë e Malishevës mbetet pa energji elektrike

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar se për shkak të mbingarkesave në rrjet, nënstacioni 35/10 kV Malisheva, është jashtë operimit.



Në njoftim thuhet se ekipet janë në vend të ngjarjes duke kërkuar prishjen, por për shkak të kushteve atmosferike po vështirësohet intervenimi.

“Për shkak të mbingarkesave në rrjet, nënstacioni 35/10 kV Malisheva, është jasht operimit. Ekipet tona në terren janë në vend të ngjarjes duke kërkuar prishjen në linjën 35 kV, por kushtet atmosferike, konkretisht mjegulla e dendur po vështirëson tejmase intervenimin”, thuhet në njoftim.

“Shikueshmëria është shumë e shkurtë, prandaj kërkojmë mirëkuptim deri në gjetjen dhe sanimin e plotë të linjës”.

“Ekipet tona po punojnë me të gjitha kapacitetet fizike e teknike, për të rikthyer furnizimin me energji elektrike”.

Related Articles