Shumicën e netëve, pas një dite të gjatë në punë, krejt çfarë dëshironi është të shkoni në shtrat dhe të flini.
Por në mëngjes, atëherë kur rrezet e diellit futen nga dritarja, një rund seksi ju duket si ideja më e mirë.
Nëse ju pëlqen seksi i mëngjesit, nuk jeni të vetmit. Kompania e lodrave të seksit ‘Lovehoney’ kishte anketuar 2,300 të rritur për kohën se kur preferojnë të bëjnë seks.
Meshkujt kishin pasur tendenca të shprehin dëshirë për seks rreth orës 6:00 deri 09:00 të mëngjesit, ku ‘majën e eksitimit’ e kishin arritur në 7:54 të mëngjesit.
E kundërta kishte qenë e vërtetë për femrat, të cilat kishin preferuar seks mes kohës 11:00 dhe 14:00.
Seksi i mëngjesit është i mahnitshëm, jo dhe jo vetëm sepse seksi është i kënaqshëm, por për shumë arsye tjera. Disa prej këtyre arsyeve, i keni më poshtë.
Seksi i mëngjesit ju bën më produktiv
Në një anketim të këtij viti, ‘Mattress Advisor’ i kishte pyetur rreth 1,000 të rritur që jetojnë me partnerin rreth qëndrimeve të tyre sa i përket seksit të mëngjesit. Më shumë se gjysma e meshkujve – 53% – kishin thënë se seksi i mëngjesit i bën më produktivë gjatë ditës.
Seksi i mëngjesit e lufton stresin
Seksi e mbush trupin me oksitoksinë, hormon i cili e liron stresin dhe ju bën të ndiheni të relaksuar e të lumtur. Pra, s’është aspak një mënyrë e keqe për ta tejkaluar një ditë të vështirë në punë. Për një dozë ekstra të lirimit të stresit, gjeni kohë të përqafoheni para se të dilni nga shtrati dhe të futeni në dush.
Nivelet e testosteronit janë më të larta në mëngjes
Në mëngjes nivelet e testosteronit janë më të larta, që do të thotë se për meshkujt, edhe epshi seksual është më i madh.