U gjet pa shenja jete në kanalin e Ibër Lepencit, ky është burri që vdiq në rrethana të dyshimta

U gjet pa shenja jete në kanalin e Ibër Lepencit, ky është burri që vdiq në rrethana të dyshimta

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në afërsi të Zubin Potokut, ku një person është gjetur pa shenja jete në kanalin e Ibër Lepencit. I ndjeri ishte zhdukur që disa ditë dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij, derisa nisën kërkimet dhe rezultoi se kishte vdekur.



Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Predrag Radic, 63-vjeçar, i cili ishte raportuar si i zhdukur nga familja e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, është konfirmuar se i ndjeri kishte ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga të gjitha njësitë përkatëse, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vdekje e dyshuar” dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar dje, ku ka bërë të ditur se trupi i pajetë është nxjerrë nga zhytësit e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë dhe ekipi i AME-së.

Related Articles