Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.
Rastin e dhunimit në polici e ka lajmëruar nëna e viktimës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj të miturës kosovare. Rastin e ka raportuar nëna e viktimës pasi që viktima kishte lindur në spitalin e Gjilanit fëmijën jashtë martesor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.