Një subjekt politik e deri në 10 kandidatë për deputetë, KQZ jep detaje për zgjedhjet e 9 shkurtit

Një subjekt politik e deri në 10 kandidatë për deputetë, KQZ jep detaje për zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal me njoftim për mëyrën e votimit në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.

Në zgjedhjet e kaluara një votues ka mundur në maksimum të votoj për pesë kandidat për deputet nga një subjekt politik.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka prezantuar këtë ndryshim përmes një videoje në publikuar në Facebook.

“Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik”.

“Mënyra e votimit është kjo: Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kanadidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë”, tha ai Elezi. /Gazeta Enigma/

Related Articles