Ashtu sic aludohej në mediat rozë prej javësh tashmë, ka nisur puna për filmin e Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit, dy protagonistëve dhe “rivalëve” të edicionit të dytë të “BBVA” që këtë herë do kemi mundësinë t’i shohim si cift, por njësoj si në reality show, në një marrëdhënie dashuri-urrejtje.
Ka qenë faqja zyrtare e “BBV” që ka dhënë detajet e para, duke nisur nga skenari i filmit, rolet që këngëtari dhe aktorja do të kenë, ku do të zhvillohen xhirimet dhe kur pritet të publikohet. Po ashtu është konfirmuar edhe emri i filmit, “Në kuadër të dashurisë”, një komedi që do na dhurojë madje edhe lot e që do të jetë prodhimi i parë i këtij lloji nga Top Channel.
Ndërkohë që mbrëmjen e sotme, vetëm pak minuta më parë është zbuluar një tjetër emër pjesëmarrës. Dea Mishel Hoxha do t’i bashkohet kastit të aktorëve.
Rolin nën të cilin do ta shohim duhet të presim edhe pak për ta zbuluar.