Haliti: Marrëveshja VV-PDK është e mundshme, por palët nuk janë gati për lëshime

Haliti: Marrëveshja VV-PDK është e mundshme, por palët nuk janë gati për lëshime

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së për çështjen e presidentit është e mundshme, nëse ekziston vullneti i dyanshëm dhe plotësohen interesat e të dyja palëve.

Haliti ka theksuar se, sipas tij, interesi i Kosovës është shmangia e zgjedhjeve, por ka shprehur dyshimin se palët janë të gatshme të bëjnë lëshime.

Ai e ka cilësuar situatën politike si “shumë kaotike” dhe ka bërë thirrje që interesat e Kosovës të vendosen në prioritet.

“Gjithçka është e mundshme, nëse ka vullnet të dyanshëm dhe nëse plotësohen interesat e palëve. Vlen ta theksoj se interesi i Kosovës është shmangia e zgjedhjeve, por a janë të gatshme palët që të bëjnë lëshime? Them se jo. Situata politike është shumë kaotike. Informatat dhe qëndrimet nga ana e VV-së janë të kyçura për opinionin, prandaj edhe analiza e saktë dhe mendimi i duhur për ta thënë e për ta ndihmuar zgjidhjen e nyjës dyvjeçare është i vështirë! Uroj që interesat e Kosovës të shihen me prioritet”.

Related Articles