Një tjetër serbi ia kallin veturën për targat ‘RKS’

Një tjetër serbi ia kallin veturën për targat ‘RKS’

Nga uniforma e Policisë së Kosovës shpëtoi vetëm stema e Republikës.

Por të njëjtin fat nuk e pati edhe tabela RKS, të cilën e posedon polici me nënshtetësi të Serbisë, Aleksander Vasoviq.

Shkaku i targave, persona të panjohur ia dogjën veturën e parkuar para shtëpisë së tij në Leposaviq mëngjesin e së hënës.

Gjithçka nga vetura e Vasovicit u shkatërrua nga zjarri që iu vu tinëzisht.

Përveç “Audi”-së personale të tij, dëme materiale pësoi edhe depoja në katin përdhesë të shtëpisë.

Tashmë me këtë rast po merret Policia e Kosovës, që ende s’kanë ndonjë të dyshuar.

E me gjasë, një situatë e tillë i pret të gjithë serbët që dëgjojnë thirrjet e Qeverisë së Kosovës.

Vetëm para dy jave, iu vu flaka shtëpisë së një tjetër polici serb, i cili konvertoi targat në RKS. Për këto dy raste reagoi ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se veprimet kriminale të falangave të Vuçiqit do të luftohen me të gjitha mjetet ligjore.

VIDEO:

Related Articles