Një tjetër vrasje ka tronditur qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 24 maji, në katin e 5 të një pallati.
Sipas mediave në Shqipëri, viktima është Shkëlzen Velaj, rreth 35 vjeç, dhe është sulmuar në pragun e shtëpisë. Sipas dëshmive, në godinë është dëgjuar një breshëri kallashnikovi. Forca të shumta policie kanë dalë në vendngjarje.
Nga burimet e A2, bëhet e ditur se viktima është i vëllai i Ardi Velajt, një nga viktimat e të ashtuquajturës “masakra e Çoles” ku në 2015 humbën jetë tre persona mes tyre pikërisht Ardi Velaj, si dhe Akil Hasanaj dhe Albi Limaj. Ndërkohë, një automjet tip BMW që dyshohet të jetë i lidhur me ngjarjen është gjetur i djegur në Risili.