Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një rast i vdekjes, derisa 25 raste të tjera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 196 janë shëruar, raporton Gazeta Enigma.
IKSHPK-ja njofton se numri i rasteve pozitive ka arritur në 106.939 raste, derisa u bën thirrje qytetarëve t’a shtojnë kujdesin në distancën fizike dhe t’i respektojnë masat anti COVID-19.
Ndryshe nga ditëve të tjera, këtë të hëne janë raportuar një numër shumë i vogë i rasteve pozitive me COVID-19.
IKSHP-ja njofton se numri i rasteve aktive në Kosovë është 4889.
/Gazeta Enigma/.