Një 76-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë regjistuar 149 infektime të reja me koronavirus në Shqipëri.
Rastet e reja janë zbuluar: 57 në Tiranë, 15 në Shkodër, 7 në Kavajë, Vlore, 6 në Durrës, 5 në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 në Krujë, Berat, Pogradec, 2 në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, dhe nga 1 në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol.
Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë Shqipërinë ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 27 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 370 që nga fillimi i epidemisë./tvklan