Njëri nga serbët e arrestuar në Gjakovë ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë

Njëri nga serbët e arrestuar në Gjakovë ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë

Njëri nga katër pelegrinët serbë të arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Gjakovë, ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo u bë e ditur nga Qeveria e Kosovës pas konstatimeve të mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë, ku u diskutua mbi sigurinë dhe planet destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës.

”Shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se gjatë ditës në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, figuroi rasti i arrestimit të katër personave në Gjakovë.

“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë / 05.04.2025 – 18:30. Katër të dyshuar meshkuj janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë. Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles