Njoftim i rëndësishëm për qytetarët rreth tatimit në pronë

Njoftim i rëndësishëm për qytetarët rreth tatimit në pronë

Departamenti i Tatimit në Pronë, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave, ka lëshuar një komunikatë për qytetarët rreth pagesës për tatimit në pronë.

Në njoftim thuhet se se kur dita e fundit për pagesën e detyrimeve tatimore bie në ditë pushimi, data e pagesës është dita e parë e punës pas ditës së pushimit.

Sipas njoftimit, të gjitha pagesat e bëra në vikend dhe duke përfshirë 2 majin, do të regjistrohen si pagesa të kryera me kohë.

Nga ana tjetër, ata që s’e paguajnë tatimin në pronë, për ta do të aplikohet një interes prej 0.65% për secilin muaj që vonohet pagesa, si dhe një gjobë prej 10% të tatimit të papaguar.

“Duke marr parasysh që 30 Prilli si afat i fundit për pagesën e këstit të parë 2023 ishte ditë e diel dhe data 1 Maj ishte ditë feste në të gjithë Republikën e Kosovës, të gjitha pagesat tuaja të cilat janë bërë me e-banking si dhe përmes e-Kosovës ndaj faturës së tatimit në pronë kanë arritur si pagesa me datën 02.05.2023 në Departamentin e Tatimit në Pronë dhe për këtë arsye, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ju njofton që të gjitha pagesat e bëra në vikend dhe duke përfshirë edhe datën 2 Maj do të regjistrohen si pagesa të kryera në kohë dhe çdo interes dhe gjobë e zbatuar në faturën tuaj do të zbritet, ndërsa në rast të pagesës së interesit dhe gjobës të vendosur, të njëjtat do t’ju rimbursohen”, thuhet në njoftim.

Related Articles