Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se atje do të shkojnë për vizitë një ekip i zyrtarëve të lartë amerikanë.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se Ukrainën do ta vizitojnë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekretarit i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Nga Shtëpia e Bardhë nuk kanë komentuar ende mbi planet e këtyre takimeve. BBC e ka quajtur si të pazakontë njoftimin që e bëri Zelensky për zyrtarët amerikanë.
Ai ka thënë se kërkesë kryesore e tij do të jetë që të kenë më shumë armatim./Gazeta Enigma/