Ministri i Punëve të Jashmte të Gjermanisë, Heiko Mass ka deklaruar se njohja e Kosovës nga Serbia është njëri nga elementet e dialogut.
Ndërkaq sa i përket kompromiseve ndërmjet dy shteteve ai deklaron se për shkak të rrethanave historike ka edhe linja të kuqe ngase në të kundërtën komplikohet dialogu edhe më shumë.
“Natyrisht që njohja e Kosovës do të jetë një nga elementet e zgjidhjes, përndryshe s’do të realizohet. Është normale që në dialogjet për normalizim, duhet të ketë dhe ka kompromise. S’dua të tërheq linja të kuqe, por e di që edhe nga ana tjetër, për shkak të rrethanave historike do të jetë e vështirë dhe s’dua ta ngarkoj edhe më tej procesin, por në fund të procesit dëshiroj të gjejmë zgjidhje për të gjitha çështjet”, ka deklaruar ai.
Kryediplomati gjerman po ashtu tha se dokumenti slloven i quajtur “non-paper”, ku parashihej ridefinimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, është i rrezikshëm.
“Ne i konsiderojmë tepër të rrezikshme, dhe jam i lumtur që kjo përpjekje të futet shpejt në sirtarë…duhet të mbetët non-paper. Ne e refuzojmë është shprehur një mendim i theksuar se askush në BE nuk e përkrah” thënë ai.
Në konferencën e përbashkët me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani është paraqitur edhe qëndrimi i Gjermanisë sa i përket liberalizimit të vizave për kosovarët. Mass deklaroi se Gjermani do të angazhohet që të realizohet sa më shpejt procesi i liberalizimit të vizave.
Kurse sa i përket pandemisë ai deklaroi se në javët në vazhdim në Kosovë do të arrijnë 100 mijë vaksina Anti COVID.
“Do t’i shtohen edhe 100 mijë doza të tjera nga javët e ardhshme, në mënyrë që ta tejkaloni pandeminë në mënyrë të suksesshme. Ne kemi diskutuar për vizat, unë i kam shprehur presidentes që Qeveria e Gjermanisë i ka përmbush të gjitha dhe duhet të liberalizohen , kjo nuk është çështje e përmbushjes së kritereve por edhe BE-ja të realizoj premtimin , ne do të angazhohemi të realizohet sa më shpejt për Kosovë”ka thënë diplomati gjerman.