Nju-Castle United i ka nxjerrë mjaft probleme sonte Liverpoolit, duke u paraqitur shumë e fortë e duke ia shënuar tre gola ekipit të parë në tabelë, shkruan Gazeta Enigma.
Megjithatë, Liverpooli nuk e pranoi asesi një humbje, duke nxjerrë të paktën një barazim
Fillimisht Nju-Castle doli në epërsi në pjesë të parë, dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Jones barazoi rezultatin, por Nju-Castle sërish doli në epërsi me golin e Gordon.
Salah u përkujdes që Liverpooli të këndellet sërish, duke e barazuar rezultatin në 2-2.
Egjiptiani Salah vazhdoi duke e përmbysur rezultatin në 3-2, por Nju-Castle nuk e la me kaq, duke e shënuar edhe golin e tretë në minutën 90′, me rezultatin që përfundoi 3-3.
Ky është barazimi i parë i Liverpoolit në Premier League, në më shumë se një muaj. /Gazeta Enigma