Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka bërë të ditur se dhuron 180 mijë doza të vaksinës antiCOVID për Republikën e Kosovës.
Përmes Twitter-it është bërë e ditur se kjo është bërë falë bashkëpunimit të mirë me të dërguarin special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Kosova mbështetet nga Ekipi i Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në Kosovë. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucionet e BE-së”, thuhet në njoftim.