Kosova ka marr një fitore shumë të rëndësishme si mysafir ndaj Gjeorgjisë me rezultat 1-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Goli i vetëm i këtij takimi erdhi në minutën e 19-të, ku pas një aksioni të zgjatur djelmoshat tanë gjetën epërsinë.
Një harkim në zonë i Valon Berishës gjen Vedat Muriqin që godet me kokë, por topi devijohet nga Davit Khocholava për 1-0.
Pikërisht Berisha ishte më i vlerësuari në takim me notën 7.7, ndërsa tij vjen Ibrahim Dresevic që u vlerësua me notën 7.6.
Floirent Hadërgjonaj dhe Vedat Muriqi po ashtu u vlerësuan lartë për paraqitjen.
Lirim Kastrati (6.3) dhe Besar Halimi (6.8) kishin notat më të ulëta në këtë takim.
Notat e lotjarëve te Gjeorgjisë dhe Kosovës