Flasin nga policia për rastin ku burri rrahu me shkop e shqelma tri vajza në Prishtinë

Flasin nga policia për rastin ku burri rrahu me shkop e shqelma tri vajza në Prishtinë

Policia ka dhënë detaje për rastin që doli në media, ku në një video shihet një burrë duke sulmuar tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Një video nga momenti kur janë sulmuar tri vajzat është publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në Facebook.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se i dyshuari është duke u kërkuar nga Policia.

Ajo tha se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

Rruga Ahmet Krasniqi, nje person sulmon tre vajza ne mes te dites ne Prishtine, rasti eshte njoftuar dhe ne Polici sipas vajzave! Thjesht TmerrPosted by Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë on Thursday, September 2, 2021

Related Articles