Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Golin e vetëm e shënoi Muharrem Jashari që në fillimin e ndeshjes, ndërsa i njëjti doli me karton të kuq në minutën e 45-të.
Lojtari më i mirë në ndeshje ishe Aro Muric i cili u vlerësua me notën 8.1 nga SofaScore.
Vedat Muriqi (7.8), Ilir Krasniqi (7.6) dhe Florent Hadërgjonaj (7.4), ishin prej më të mirëve në ndeshje.
Notën më të ulët te Dardanët e kishte Jashari me notën 6.5.
Gvidas Gineitis ishte më i miri te mysafirët duke u vlerësuar me notën 7.5.
Notat e lojtarëve të Kosovës dhe Lituanisë