Nuhiu: Drita ende nuk e ka kapur formën e vetë

Nuhiu: Drita ende nuk e ka kapur formën e vetë

Pavarësisht fitores të shtunën ndaj Dukagjinit, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë pas ndeshjes se skuadra e Dritës ka edhe më shumë për të dhënë.

Por, një gjë e tillë do të vijë më vonë.

“Ishte mëkat të mos e fitonim këtë ndeshje. Kemi krijuar shumë, kemi pasur shumë raste. Ishim agresiv duke mos e lejuar kundërshtarin të na rrezikojë në asnjë moment. Është fillimi i kampionatit dhe ishte e rëndësishme të fitonim. Djemtë dhanë maksimumin. Mungonte finalizimi për ta rritur epërsinë. Megjithatë, nga ndeshja në ndeshje, skuadra do ta kap formën e vet”, është shprehur tekniku shkupjan pas ndeshjes.

Related Articles