Nuhiu para ndeshjes ndaj Prishtinës: Motivi te skuadra është i lartë, djemtë mezi presin të dalin në fushë

Nuhiu para ndeshjes ndaj Prishtinës: Motivi te skuadra është i lartë, djemtë mezi presin të dalin në fushë

Prishtina dhe Drita do të përballen të merkurën nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”  me Prishtinën, ndeshje e mbetur nga xhiro e tretë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Enigma.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu në një konferencë për media ka thënë se përballja ndaj Prishtinës është mundësi e artë për futbollistët e tij që t’i shprehin vlerat e tyre.

“Kemi një ndeshje, e cila gjithmonë sjell interesim të madh te tifozët dhe për këtë pres që stadiumi të jetë i mbushur. Kjo është një mundësi e artë për futbollistët tanë për të shprehur vlerat e tyre, por edhe për të parë vlerën e kampionatit që vazhdimisht po rritet”, ka thënë fillimisht trajneri shkupjan.

Nuhiu i ka vlerësuar lojtarët e Prishtinës, por shton se motivi te skuadra e tij është i madh para kësaj përballje.

“Kundërshtari mendoj që ka futbollistë cilësorë, duke mos harruar që edhe skuadra jonë ka potencial. Motivi tek skuadra është i lartë, djemtë mezi presin të dalin në fushë dhe të bëjnë një ndeshje të madhe”, theksoi Nuhiu.

Ai beson se do ta bëjnë maksimumin në ndeshjen e nesërme ndaj Prishtinës. “Intelektualët” nuk lënë asnjë ndeshje, ata gjithmonë janë bashke me ne dhe nuk e diskutoj se do të jenë në numër të madh edhe nesër mbrëma për të na mbështetur në maksimum. Besoj se po kënaqen me performancën e djemve, sepse po luajnë futboll cilësor dhe me shumë gola. Uroj që nesër të bëjmë ndeshje të madhe dhe t’ia lëmë fushës, sepse futbolli nuk mund të parashikohet. Por, një gjë e di se do të bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën”, ka thënë Nuhiu./GAZETA ENIGMA/

Related Articles