Kosova ka shënuar edhe barazimin e dytë me radhë në dy miqësoret e muajtin nëntor, shkruan Demokracia.com.
Pas barazimit me Armeninë 2:2, Kosova ka barazuar edhe me Ishujt Faroe por këtë herë me rezultat 1:1.
Urim Bislimi realizoi një supergol për ekipin e Alian Giresse i cili besohet se ka marrë një mësim të mirë nëse mund të fut elementë të rinj në ekipin e parë të Kosovës apo jo.
Të kujtojmë se në këto dy ndeshje Kosova ishte përbërë kryesisht me futbollistë të rinj.