Imazhet e aktores së njohur turke, Hande Erçel, kur ishte vetëm 18-vjeçare, kanë pushtuar rrjetin orët e fundit. Eda, pothuaj 10 vjet më parë (viti 2012), e ka nisur karrierën e saj në një program televiziv, në të cilin prezantonte rubrikat e revistave.
Video dhe fotot e hershme të Edës janë ndarë në rrjet nga fansat e saj, të cilët e kanë komplimentuar, por edhe komentuar për pamjen, si edhe për ca kilogramë më shumë që 27-vjeçarja i ka lënë me kalimin e moshës.
Aktorja Hande Erçel, e cila kohët e fundit ka qenë në fokus të lajmeve rozë në Turqi për dashurinë me partnerin, aktorin Kerem Bursin, nuk ka bërë asnjë koment publik për videon dhe imazhet që janë shpërndarë orët e fundit në mediat sociale, por fansat janë krenarë për suksesin që ka pasur aktorja e bukur turke.
Hande Erçel, e cila ka më shumë se 24 milionë ndjekës në Instagram, ka bërë për vete me mijëra ndjekës në të gjithë botën, kudo ku është transmetuar seriali “Dashuria është në ajër”, ku ajo luan protagonisten.
Megjithatë, Hande Erçel, rrallëherë ndan çaste nga jeta e saj jashtë ekranit dhe momente të tjera private.