Hamza për presidentin: Jemi në rrethana të reja, qëndrimet tona i ndërrojmë dhe i përshtatim në bazë të tyre

Hamza për presidentin: Jemi në rrethana të reja, qëndrimet tona i ndërrojmë dhe i përshtatim në bazë të tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se vendi ndodhet në rrethana të reja, të cilat, sipas tij, nuk kanë të bëjnë vetëm me të kaluarën, por edhe me të ardhmen dhe stabilitetin e shtetit.

Hamza është pyetur për çështjen e presidentit pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, ndërsa ka deklaruar se, bazuar në rrethanat e reja, partia i ndryshon dhe i përshtat qëndrimet e saj për çështje që lidhen me të ardhmen e vendit.

“Jemi në rrethana të reja. Jemi në rrethana të reja, jemi në gjendje të re, një gjendje që nuk ka të bëjë veç me të kaluarën, nuk ka të bëjë me individë, ka të bëjë me shtetin dhe ka të bëjë me të ardhmen e shtetit. Dhe mbi bazën e këtyre rrethanave të reja ne normalisht se i ndërrojmë edhe i përshtatim edhe qëndrimet tona për çështje të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen dhe me stabilitetin e shtetit”, tha Hamza.

Hamza u shpreh gjithashtu se është i gatshëm për takime me liderët e partive politike.

“Nuk muj me folë mbi hipotetike, para se me ardhë kjo temë. Unë jam taku dhe jam i gatshëm me u taku, jam taku me kryetarët e tri partive politike, edhe me zotin Kurti, edhe me zotin Abdixhiku, edhe me zotin Gjini, jam në komunikim dhe është krejt normale që për tema kaq të rëndësishme, sfiduese e kaq të rëndësishme për vendin që të ketë takime”, u shpreh Hamza.

Related Articles