Nuk e zgjodhi Kosovën, Mërgim Berisha ftohet nga Gjermania, i plotësohet ëndrra

Nuk e zgjodhi Kosovën, Mërgim Berisha ftohet nga Gjermania, i plotësohet ëndrra

Kishte pafund kërkesa nga Kosova që të pranonte të luante për vendin e tij, por Mërgim Berisha ishte i qartë në zgjedhjen e tij, raporton Gazeta Enigma.



Ai donte vetëm Gjermaninë dhe priti gjatë për ta bërë realitet këtë ëndërr të tijën.

Më në fund ëndrra i është realizuar dhe sulmuesi kosovar me pasaportë gjermane është ftuar nga Hansi Flick në Përfaqësuesen A të Gjermanisë.

Para pak minutash Flick ka bërë publike listën me futbollistët e ftuar ku emri i kosovarit ndodhet në të.

24-vjeçari ka luajtur për U21 e Gjermanisë dhe tani dy vite ishte në pritje të një ftese nga Përfaqësuesja A, ftesë që e ka marrë për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Belgjikës dhe Perusë.

Berisha këtë edicion po kalon nëpër një formë të mrekullueshme me Augsburgun në Bundesliga, ku në 18 ndeshje ka realizuar tetë gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Një tjetër diamant me prejardhje nga Kosova na ikën nga duart dhe faji nuk duhet të mbetet jetim, pasi duhet të sqarohet njëherë e mirë se pse nuk po mundemi t’i bindim futbollistët tanë të zgjedhin ta përfaqësojnë fanellën dardane.

Related Articles