“Nuk ia dhashë telefonin– më kapi për fyti dhe më goditi me grushte”, gruaja nga Istogu denoncon bashkëshortin për dhunë

“Nuk ia dhashë telefonin– më kapi për fyti dhe më goditi me grushte”, gruaja nga Istogu denoncon bashkëshortin për dhunë

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar në Istog, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj për shkak të xhelozisë.

Ngjarja ka ndodhur më 17 gusht 2025, rreth orës 02:30, në fshatin Banjë të Istogut, ku viktima D.S. rreth 42-vjeçare ka deklaruar se teksa po flinte në shtëpinë e axhës së saj, bashkëshorti Sh.Q. rreth 43-vjeçar kishte hyrë brenda dhe i kishte kërkuar telefonin. Kur ajo kishte refuzuar, ai e kishte kapur për fyti dhe e kishte goditur disa herë me grushte.

Sipas Sinjalit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF Istog, ku sipas raportit të mjekut i janë vërejtur mavijosje në trup. Pas incidentit, ajo është larguar drejt Gjermanisë ku jeton përkohësisht.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe pas intervistimit në stacionin policor të Istogut, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhune në familje”. Megjithatë, ai është liruar për t’u proceduar në gjendje të lirë.

Related Articles