“Nuk jam naiv”, “Je i emocionuar” – debat i ashpër mes Arben Vitisë e Armend Zemajt

“Nuk jam naiv”, “Je i emocionuar” – debat i ashpër mes Arben Vitisë e Armend Zemajt

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi, deklaroi se nga ish-ministri Zemaj nuk ka pranuar asnjë dokument sa i përket bisedimeve për sigurimin e vaksinave AntiCOVID, raporton Gazeta “Enigma”.

Megjithatë, një gjë të tillë e ka mohuar Zemaj që tha se të njëjtit ia ka dorëzuar dosjen për bisedimet me kompaninë Pfizer, e të edhe disa dosje tjera.

 “Ta kam përmend edhe ligjin për shëndetësi në prani të 7-8 personave. Të kam thanë ja dosja e Pziferit, edhe 14-15 dosje nuk jam naiv me thanë”, ka thënë Zemaj.

Këtë konstatim të Zemajt, e ka mohuar Vitia, që ka shtuar se nuk ka pranuar asnjë dosje për vaksina.

“Në asnjë moment nuk është përmend asnjë dosje e vaksinave, keni thënë këto janë dokumentet me 12-13 folldera në tavolinë, e kemi bërë në mënyrë formale.Ndoshta edhe ju keni qenë i emocionuar, po as edhe një me thanë të drejtë kam kërkuar nga kabineti që jo njëherë po disa herë të bëjnë kontrollin e follderave, të gjitha ato që i kemi gjetur një vendime administrative”, tha Vitia/Gazeta Enigma.

Related Articles