Palmer: Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, zgjedhja më e mirë

Palmer: Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, zgjedhja më e mirë

Përfaqësuesi special i Sheteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në një konferencë për media tha se njohja reciproke Kosovë-Serbi, sipas tij është zgjidhja më e mirë, raporton Gazeta Enigma.

“Ne jemi këtu për të mbështetur dhe inkurajuar. Ne vazhdojmë të mendojmë që njohja reciproke është zgjidhja ma e mirë”, shtoi ai.

Palmer, theksoi se SHBA-ja nuk është palë por sipas tij janë të përfshirë në mbështetjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“SHBA nuk është palë por ne jemi të përfshirë në mbështetje të arritjes së marrveshjes mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Palmer para mediave.

Tutje, ai theksoi se kjo nuk varet nga SHBA të flitet për kompromiset, por nga palët.

Ndryshe, Përfaqësuesi special i Sheteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë duke qëndruar në Kosovë.

Vizita e përbashkët e Lajçakut me Palmerin në Kosovë, citohet të jetë bërë edhe për të dërguar mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

/Gazeta Enigma/

Related Articles