Ministri i Financave, Hekuran Murati, para dy dite ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat për studentët.
Mirëpo, shumë prej tyre edhe janë ankuar nga mosekzekutimi i pageses prej 100 eurosh.
Si rrjedhojë, Gazeta Enigma ka kontaktuar me Qeverinë e Kosovës, derisa zëdhënësi i këtij institucioni, Përparim Kryeziu ka thënë se Komisioni Zbatues është duke vazhduar punën për verifikimin e aplikimeve të pranuara.
“Pardje janë proceduar pagesat për grupin e parë të studentëve. Komisioni Zbatues është duke vazhduar punën për verifikimin e aplikimeve të pranuara”, ka thënë Perparim Kryeziu. /Gazeta Enigma/.