Qytetarët në gjithë Kosovën po shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale.
Një qytetar nga Gjakova ka bërë një show gjatë ditës, derisa ka lidhur ditën e zgjedhjeve me një këngë të Dafina Zeqirit.
“Nuk ka faj Dafina, kur në balotazh hina. Ecim përpara, votoni, mos harroni”, tha fillimisht ai.
Ai gjithashtu u shpreh se qytetarët duhet të hapin mirë sytë, pasi janë në pyetje 4 vite.
“4 vite janë hapni sytë mirë bëjini sa një dy eurosh syrin. Votoni”, ka qenë deklarata e tij”, tha qytetari nga Gjakova. /Gazeta Enigma.