Kuvendi nuk ka arritur të miratojë Projektligjin për pagën minimale, pasi nuk pati kuorum.
Pas shumë debateve për projektligjin për pagën minimale ndërmjet pozitës dhe opozitës për defektet e këtij projektligji sipas opozitës përfshirë këtë mos rritjen e pensioneve për veteranët , ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se projektligji duhet të votohet si i tillë,
73 deputetë ishin të pranishëm në sallë, por vetëm 56 prej tyre morën pjesë në votim, me 51 vota për dhe 5 kundër.
Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 15:30, për të vazhduar me pikat e tjera të ditës.