Në Kuvendin e Kosovës, ka dështuar miratimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për zgjatjen për një muaj të masave emergjente për furnizim me energji elektrike.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas votimit të ndodhur, ka treguar që për kanë votuar vetëm 57 deputetë, kundër s’ka pasur dhe asnjë abstenim.
Me këtë rezultat është konstatuar se s’ka kuorum për miratimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Me 23 shtator Qeveria kishte miratuar vendimin ku i kërkonte Kuvendit të Kosovës zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji edhe për një muaj.