Ka përfunduar koha e rregulltë e takimit të barazhit mes Ferizajt dhe Lirisë.
90 minuta lojë nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin e këtij dueli.
Pavarësisht rasteve të shënimit, as Liria e as Ferizaj nuk arritën të tundin rrjetat.
Në pjesën e dytë ndeshja ishte e balancuar me disa raste shënimi tek të dyja skuadrat.
Liridon Fetahaj nga gjuajtja e lirë rrezikoi shumë portën e Ferizajt, kurse nga ana tjetër Ferizaj kishte raste të mira me Sadriun dhe Panadic.
Mbetet të shihet nëse do ketë fitues në vazhdime apo fituesi do caktohet pas ekzekutimit të penalltive.