Nuk mjaftojnë dy golat e Muriqit, Mallorca barazon me Osasunën

Nuk mjaftojnë dy golat e Muriqit, Mallorca barazon me Osasunën

Vedat Muriqi ishte heroi i Mallorcas në ndeshjen e sotme ndaj Osasunës.

”Pirati” shkëlqeu edhe në këtë ndeshje, duke shënuar të dy golat për skuadrën ishullore, në barazimin 2-2.

Vedat Muriqi po kalon sezonin më të mirë të karrierës, pasi deri më tani ka shënuar 18 gola në La Liga, duke qenë golashenuesi i dytë më i mirë, pas Kylian Mbappes, i cili ka 23 gola.

Mallorca po vazhdon luftën për mbijetesë, ku aktualisht renditet në vendin e 18-të, me 25 pikë, derisa Osasuna ka 34 pikë dhe renditet në vendin e 10-të.

Related Articles