“Nuk u ndjeva e respektuar, por u ndjeva e detyruar”, zbulohet dëshmia e plotë e Jenni Hermoso kundër Rubiales

“Nuk u ndjeva e respektuar, por u ndjeva e detyruar”, zbulohet dëshmia e plotë e Jenni Hermoso kundër Rubiales

Programi Telecinco, ‘Codigo 10’, ka transmetuar ekskluzivisht dëshminë e Jennifer Hermosos në Prokurori për rastin e saj me ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.

Puthja e famshme e Rubiales për Hermoso pas fitimit të Kupës së Botës nga Kombëtarja e Femrave e Spanjës vazhdon të jetë temë dhe të trazoj ujerat në shtetit iberik.

Së fundmi, është vet Hermoso, e cila ka dalë para prokurorisë për të dhënë dëshminë e saj.

“Në atë moment nuk pata kohë të reagoja. Nuk e meritoj të kem jetuar gjithë këtë. Ka qenë shumë e vështirë të mos mund të largohem nga shtëpia. Më duhej të largohesha nga Madridi për të mos pasur atë presion. Pse duhet të qaj në një dhomë kur nuk kam bërë asgjë?”, zbulohet të ketë thënë fillimisht Hermoso.

“Më njollosën imazhin, ndjeva se askush nuk më mbronte, më kërkonin t’i mbroja, t’i ndihmoja, por në asnjë moment nuk e ndjeva se dikush po më mbronte”.

“Momenti i puthjes? Isha në shok dhe askush nuk do të priste sado spontane të ishte”.

“Aftësia për të reaguar? Jo, as nuk e prisja. Si mund ta prisja në atë skenë, në një finale të Kupës së Botës… Ka shumë emocion dhe gëzim, por unë as nuk e kam kërkuar atë moment dhe as nuk di gjë se pse është kryer ky akt, e pashë veten në atë moment dhe kur zbrita ua përmenda shoqeve të mia”.

“Përshëndes mbretëreshën, përqafoj vajzën dhe tjetri ishte Rubiales. Gjëja e parë që i them kur e përqafoj është “çfarë jemi ngatërruar” dhe ai hidhet mbi mua. E vetmja gjë që mbaj mend është se më tha ‘e fituam këtë Botëror falë teje. Gjëja tjetër që mbaj mend janë duart e tij në kokë dhe puthja në gojë”.

Momentet e tensioni u rritën në zhveshtore pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve.

“Isha në dhomat e zhveshjes dhe më thanë se duhej të dilja, se u fol shumë për puthjen. Unë u thashë: “E di si ishte dhe nuk ishte ‘mirë’”.

“Unë u përkula dhe vazhdova të shijoja me shoqet e mia të skuadrës. Nuk doja të pendohesha që nuk e shijova atë moment”.

Kur u pyet nëse puthja ishte konsensuale, ajo u përgjigj me vendosmëri: “Jo. Nuk u ndjeva e respektuar as si lojtar dhe as si person”.

Tutje, Hermoso aludon për detyrim, ndërsa në zhveshtore kishte momente të dhimbshme me Rubiales.

“Kishte një heshtje vdekjeprurëse në autobus. Ata më treguan një shkrim për të cilin nuk thashë asnjë fjalë. Më thanë se gjërat po ndodhnin. U ndjeva e detyruar”.

“Ai u përpoq ta devijonte pak temën dhe na tha që kishim një udhëtim pa pagesë në Ibiza sa herë të donim. Më kapi, më kapi supin sepse isha pranë. Atëherë fillova të zemërohesha. Ishte e pakëndshme dhe pashë që po ndodhte diçka më e rëndë se ajo që kishte ndodhur nuk ishte normale dhe nuk ishte normale në asnjë moment”.

Një fluturim me shumë ngjarje pas kthimin në Spanjë.

“Një kolege më thotë të bëj kujdes sepse Vilda po shkon vërdallë për të folur me familjen time. Ai i bëri të ditur vëllait tim që nëse do ta ndihmoja do të bëja mirë, ishte ajo që duhej të bëja”.

Për fund, Hermoso ka treguar bisedën e saj me Rubiales në avion.

“Më thotë se duhet ta ndihmoj me një video në Doha se po e quajnë ngacmues. Më tha ta bëja për dy vajzat e tij që qanin”, përfundoi futbollistja spanjolle.

Related Articles