Bislimi pas takimit në Bruksel njofton se nuk kanë arritur marrëveshje për targa

Bislimi pas takimit në Bruksel njofton se nuk kanë arritur marrëveshje për targa

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar takim trilateral me homologun serb, Petar Petkoviq dhe Emisarin Special të BE-së, Miroslav Lajcak.

Pas këtij takimi, Bislimi deklaroi para mediave se nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare.

 “Jo, fatkeqësisht nuk mund të jap lajm të mirë. Grupi ynë punues sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri te një draf-propozim që do të na bartej ne sot për diskutim”.

“Fatkeqësisht ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakorduar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes e 30 shtatorit”, tha Bislimi.

Sipas zëvendëskryeministrit Bislimi, pala serbe s’ka prezantuar preferencën e saj në grupet punuese dhe s’kanë pranuar që detyra për një zgjidhje të çështjes  së targave të bartet te kryenegociatorët dhe të gjendet zgjidhje për 30 ditët e ardhshme

“Pala serbe nuk i është përmbajtë marrëveshjes së palëve, pala jonë që në takimin e parë e ka zgjedhë preferencën e vet, pala serbe ka refuzu të përcaktojë preferencën e saj. Rrjedhimisht nuk kemi mundur të  prezantojmë një zgjidhje sot”.

“Prapë ne me kërkesë të zotit Lajcak kemi ofru një konsension shtesë që për 30 ditë detyra nga grupi  punues të bartet te kryenegociatorët që bashkë ta gjejmë një zgjidhje por pala serbe nuk ka pranuar”, ka thënë Bislimi në një prononcim për gazetarët në Bruksel.

Këto deklarata të Bislimit vijnë pasi në Bruksel, ai fillimisht u takua me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, teksa sot është afati i fundit për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të automjeteve.

Related Articles