Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka përditësuar rezultatet nga numërimi i votave me postë.
Bazuar në këto të dhëna deri më tani janë numëruar 47.34 e vendvotimeve, transmeton Gazeta Enigma.
Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka marrë 14 mijë e 432 vota, apo 51.34 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka aktualisht 8 mijë e 360 vota apo 29.74 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës ka 2 mijë e 283 vota, apo 8.12 për qind.
Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët i ka marrë 1 mijë e 167 vota apo 4.15 për qind.
Rezultatet finale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikohen të mërkurën e 5 marsit. /Gazeta Enigma