Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka konfirmuar kryeprokurori i kësaj prokurorie, Ismet Ujkani.
Gjatë ditës së djeshme, për plagosjen e dy policëve në Skenderaj janë ndaluar edhe dy familjarë të Lushtakut, teksa prokuroria ka bërë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.
TV Dukagjini ka siguruar pamje ku ai shihet i prangosur. Këto janë pamjet: