Java e 12-të në elitën e futbollit kosovar mbyllet sot (e diel) me dy takime.
Sfida më interesante pritet të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi Prishtina do të përballet me Drenicën. Bardhekaltërit kërkojnë kthesën e këndelljes ndaj kuqezinjëve, derisa drenicakët duan fitoren e radhës për të rrëmbyer kreun e Superligës.
Përballja e këtyre dy skuadrave do të zhvillohet nga ora 13:30.
Ballafaqimi tjetër është mes Ulpianës dhe Ballkanit, lipjanasit nuk kanë shijuar ende fitoren si vendas dhe këtë tentojnë ta bëjnë ndaj therandasve, teksa portokallinjët nuk dijnë për humbje dhe ketë ecuri pozitive do ta kërkojnë edhe në “Sami Kelmendi”.
Derisa ky duel do të zhvillohet nga ora 13:00. Sheshi.info do të ju mbaj të informuar minutë pas minuti për këto dy ballafaqime./Gazeta Enigma/