Nxënësi i shkollës ‘Gjin Gazulli’ kapet me thikë në klasë, intervenon Policia

Nxënësi i shkollës ‘Gjin Gazulli’ kapet me thikë në klasë, intervenon Policia

Në shkollën e mesme ‘Gjin Gazulli’ në Prishtinë, gjatë kontrollit të një nxënësi i është gjetur një mjet i mprehtë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se njësitë policore kanë intervenuar në rast, duke shoqëruar nxënësin në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Related Articles