Nxënësit kthehen në shkolla, u mungojnë librat

Nxënësit kthehen në shkolla, u mungojnë librat

Pas datave 1 dhe 14 që ishin dhënë si opsione, 27 shtatori sivjet u bë dita e parë e vitit të ri shkollor 2021-2022.

Procesi mësimor nisi të hënën me katër skenarë në gjithë vendin.

Shkollat që mesataren e nxënësve e kanë deri në 20 vetë për klasë, mësimin e mbajtën të plotë, si para pandemisë, njofton Klan Kosova.

Për këtë rrikthim, më të entuziazmuarit thanë se janë mësuesit që nuk e konsiderojnë efikas mësimin online e që mezi pritën të jenë bashkë me nxënësit e tyre.

Fëmijët po thonë se pa njërin grup të shokëve e shoqëve u ndjenë të zbrazët.

Megjithatë, këto ditë për drejtuesit e shkollave, mbetet sfidë edhe sigurimi i të gjithë titujve të librave të nxënësve. Për këta të fundit në disa nga nivelet, ende nuk janë kompletuar të gjitha tekstet shkollore.

Në shkolla thanë se këtyre ditëve presin që do të furnizohen nga shtëpitë botuese edhe me tekstet që mungojë. E për parafillorët sipas ministrisë së arsimit aktivet profesionale apo edukatoret e nivelit përkatës do të vendosin vetë se me cilin material do të punojnë.

Related Articles