Nxirret në sipëfaqe vetura BMW me targa të Kosovës që kishte rënë në lumin Lepenc, ku ndodheshin tre pjesëtarët e familjes Pacolli.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin në sipërfaqe veturën që ndodhej brenda lumit Lepenc.
Ajo që tashmë është konfirmuar edhe nga gazetari i Klan Macedonia nga vendngjarja, vetura është e familjes nga Kosova dhe brenda saj ka trupa njerëzish.
Momentalisht, dy trupa janë të dukshëm nga distanca, ndërsa për trupin e tretë nuk ka konfirmim.