Obiliq: Mosmarrëveshje mes çiftit, burri merr dokumentet dhe shkon në Gjermani

Obiliq: Mosmarrëveshje mes çiftit, burri merr dokumentet dhe shkon në Gjermani

Një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin, i njëjti e ka marrë çantën me dokumente personale dhe vizë gjermane dhe është larguar në drejtim të Gjermanisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:30, në Obiliq.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin –të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti i ka marrë çantën me dokumente personale dhe vizë gjermane dhe është larguar me veturë në drejtim të Gjermanisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Related Articles