OBSH-ja ka miratuar vaksinën kineze: COVAX-i pritet t’a sjell edhe në Kosovë

OBSH-ja ka miratuar vaksinën kineze: COVAX-i pritet t’a sjell edhe në Kosovë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi sot vaksinën Sinopharm të Kinës kundër COVID-19 për përdorim urgjent, duke e bërë më të lehtë për vendet e varfëra që të kenë qasje në një injeksion tjetër shumë të nevojshëm për të ndihmuar në përfundimin e pandemisë.

Miratimi lejon që vaksina Sinopharm të përfshihet në COVAX, e cila është një iniciativë globale e OBSH-së e krijuar për të promovuar shpërndarjen e paanshme të vaksinave në të gjithë botën, ku bënë pjesë edhe Kosova.

Vendet e pasura po grumbullojnë doza, ndërsa India, prodhuesi kryesor i vaksinave, ka ndaluar eksportet për shkak të krizës së shkaktuar nga vala e dytë e pandemisë. Për shkak të efekteve të rralla anësore, disa vende kanë ndaluar shkurtimisht përdorimin e dozave të AstraZeneca dhe Johnson & Johnson dhe kanë ndryshuar udhëzimet për përdorim, raporton bbc.

Mundësia e marrjes së vaksinave mund të përmirësohet më tej javën e ardhshme kur OBSH-ja do të konsiderojë përdorimin e një vaksine tjetër kineze të bërë nga Sinovac, transmeton Telegrafi.

Për Kinën, miratimi shënon kulmin e përpjekjeve diplomatike mbi vaksinat dhe ofron një mundësi për të mbushur boshllëkun e lënë nga vendet perëndimore dhe kompanitë farmaceutike në vendet e varfra.

Related Articles