Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm gjatë ditës së sotme në lagjën Arbëria në Prishtinë, ku një polic ka mbetur i plagosur dhe një i dyshuar i vrarë.
Nga shkëmbimi i zjarrit me grupin e grabitësve, burime të Enigmës bëjnë me dije se një polic është plagosur, ndërsa një person nga grupi i grabitësve është vrarë.
Një tjetër nga grupi, raportohet të jetë në arrati.
Enigma do të ju mbajë të informuar tutje mbi rastin.