Operatori serb i energjisë pranohet nga Qeveria Kurti, a po rrezikohet krijimi i një monopoli në veri?

Operatori serb i energjisë pranohet nga Qeveria Kurti, a po rrezikohet krijimi i një monopoli në veri?

Lëvizja Vetëvendosja ka ardhur në pushtet me zotimet se asnjë marrëveshje e nënshkruar në Bruksel mes autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, nuk do të zbatohet pa u rishikuar fillimisht. Por, tash zyrtarët e kësaj partie që janë edhe drejtues të Qeverisë, po pranojnë t’i shtyjnë përpara edhe ato marrëveshje të cilat i kanë kundërshtuar publikisht.

E tillë është edhe Marrëveshje për energjinë, e cila është arritur mes ish-kryeministrit, Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiqit, dhe e cila pos tjerash parasheh licencimin e një operatori serb për shpërndarjen e energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Çështja e licencimit të kompanisë energjetike “ElektroSever D.O.O” është hapur në takimet e fundit, të zhvilluara gjatë kësaj jave në Bruksel, me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka konfirmuar vetë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili e ka udhëhequr ekipin dialogues nga Kosova.

“Sa i përket energjisë, çështja që është trajtuar më së shumti ka pasë të bëj me licencimin e operatorit ‘EletroServer’, i cili ka aplikuar për licencë në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë”, ka deklaruar Bislimi.

Ai ka bërë të ditur se për këtë qëllim me vete ka pasur edhe dy anëtarë të Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu dhe Gani Buçaj, të cilët kanë njoftuar për teknikalitetet dhe parakushtet për ofrimin e licencës për këtë operator.

Mirëpo, duhet kujtuar se ka qenë LVV-ja ka qenë kundër Marrëveshjes për Energjinë për shumë arsye.

Visar Ymeri, që asokohe ishte kryetar i VV-së, dhe drejtuesi i Komitetit për Energjetikë, Naim Hoxha, kanë qenë ata që e kanë cilësuar të dëmshme një marrëveshje të tillë.

Ymeri pati thënë se me këtë marrëveshje është cenuar edhe pavarësia e autoritetit rregullativ në Republikën e Kosovës, që sipas tij, do duhej të ishte e pavarur nga vendimet politike.

“ZRrE-ja obligohet nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Serbisë që t’i licencojë kompanitë e caktuara për tregtim të energjisë elektrike, si dhe për furnizim me energji elektrike, dhe këtë ta bëj përmes një afati të paraparë në marrëveshje…”, pati thënë Ymeri.

Ndërsa, Hoxha pati deklaruar se “ElektroServer” dallohet pakrahasimisht nga “operatorët komercial të thjeshtë” (siç i quan Qeveria).

“ElektroServer do të jetë pjesë konstituive e sistemit energjetik të Kosovës, sipas marrëveshjes së nënshkruar. KEDS dhe ‘ElektroServer’ do të kenë monopol në dy pjesë të ndryshme të Kosovës”, pati thënë Hoxha.

Tash shtrohet pyetja: A po lejohet krijimi i monopolit në veri të vendit?

Kompania energjetike “Elektrosever D.O.O” që nga 28 dhjetori i vitit 2020, ka dorëzuar kërkesë në zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), por për shkak të mungesës së bordit funksional, aplikacioni nuk ishte shqyrtuar. Tash ZRrE është me bord funksional, mirëpo kërkesa për licencimin e kompanisë serbe nuk i është dukur serioze, Arben Gjukës, ish-drejtorit në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në një prononcim për REL, ai ka vënë në dyshim kohën e kërkesës së kompanisë, e cila erdhi vetëm pak ditë pasi ZRRE-ja, kishte mbetur pa bord funksional.

“Nuk është diçka e rastësishme, është diçka e qëllimshme, pasi Serbia vazhdimisht ka manipuluar, duke pritur që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike, e mandej të aplikohet për licencë. E konsideroj si njëfarë blerje kohe. Unë nuk e di se gjatë kësaj radhe a është bërë aplikimi konform rregullave dhe dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës”, pati thënë Gjukaj.

Licencimi i një kompanie serbe është kërkuar në kuadër të dialogut në Bruksel në vitin 2013, ku Kosova dhe Serbia, kanë nënshkruar Marrëveshjen për energjinë. Si rrjedhojë, kompania “Drustvo Elektroserver D.O.O” në vitin 2018 është regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë.

Sivjet, me vendim të Kuvendit, janë paguar edhe faturat e shpenzimit të energjisë elektrike në veri në shumën prej 11 milionë euro.

Related Articles