Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të sjellë në Kuvend projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancë e sotme në Kuvendin e Kosovës, u shpreh se Ligji për Trustin duhet të vijë sa më shpejt në Kuvend, shkruan Gazeta “Enigma”.
Tahiri ka theksuar se Qeveria po vazhdon ta neglizhoj rritjen e pagës minimale dhe se asnjë person që punon në sektorin privat s’ka arritur të marrë pagesën prej 100 euro të premtuara nga Qeveria.
“Qeveria tash e 1 vit vazhdon të prodhojë kriza si në nivelin polik ashtu edhe në ekonomik dhe mbi të gjitha krijon kriza të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe t’i varfërojë ata. Me vendimet anti-kushtetuese dhe anti-ligjore të cilat Qeveria i ndërmori më herët dhe për të cilat nuk dëgjoj as debatin parlamentar e as kërkesat e opozitës”, tha Tahiri.
Tutje Tahiri ka shtuar se kërkesa e tyre për të mos ngritur tarifat, kërkesat ndaj ZRrE-së, u dëshmua se është e saktë dhe e drejt.
“Vendimi i fundit i Apelit vërteton se kauza jonë, kërkesa jonë për të mos ngritur tarifat, kërkesat ndaj ZRrE-së që të mos veprojë me ngritje të rrymës, vërtetoi që është e saktë dhe e drejt. Një dëm jashtëzakonisht i madh, kemi ndarë 100 milionë nga buxheti i Kosovës që ka mundur të shkojnë në investime kapitale. Cili do të jetë veprimi i kthimit të parave të qytetarëve dhe cila do të jetë tarifa ligjore kushtetuese që vjen pastaj”, ka deklaruar Tahiri.
“E dyta në mirëqenien e qytetarëve, me Ligjin e Pagave, Pagën Minimale dhe Trustin. Ligji i pagave nuk vjen në kuvend, nesër ka greva për kërkesën e Ligjit të Pagave”, është shprehur ai.
Pas krizës në cilën ndodhet vendi ynë sipas Tahirit është shumë me rëndësi që sa shpejt në vjen në Kuvend Ligji për Trustin, dhe paratë të kalojnë tek qytetarët.
“81 mijë kërkojnë nga Qeveria që të ketë veprim, s’ka asnjë veprim, s’ka shpjegim e as dritë në fund të tunelit. Te Paga Minimale ka treguar Qeveria se nuk synon ta ngrit atë, por t këtë proces. Asnjë person që punon në sektorin privat s’ka arritur të marrë pagesën prej 100 euro. Dhe e fundit lidhet me Trustin. Është bllokuar Trusti. Është shumë me rëndësi që sa më shpejt ky ligj të vjen në Kuvend dhe paratë e qytetarëve të kalojnë tek ata”, përfundoi Tahiri”.
Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar edhe deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili ka folur rrethë shtesave prej 100 euro të premtuara nga Qeveria, pasi qëndrimi i tij rrethe mjeteve të trustit tani më dihet.
Haxhiu edhe një herë ka deklaruar se 100 euro të ndara nga Qeveria janë lëmoshë, krizat ekonomike dhe energjetike nuk mund të tejkalohen me 100 euro.
“E kam deklaruar se 100 euro të ndara nga Qeveria janë lëmoshë dhe kriza ekonomike dhe energjetike nuk mund të tejkalohen me një 100 euro kur qytetarët duhet të përballen çdo ditë me rritje të çmimeve”, ka thënë Haxhiu.
Ekonomistja, Yllnore Bytyqi – Shala në një prononcim për Gazetën “Enigma” ka thënë që tentativa për t’a ndihmuar sektorin privat dhe atë publik me 100 euro nuk ishte e mirë menduar.
“Nga këto ndryshime dhe inflacionit mund të themi se tentativa që sektorit privat por edhe ai publik t’i jepet një ndihmë me 100 euro nuk ishte e menduar mirë në aspektin operacional në bazë të kërkesës dhe ofertës në treg”, ka deklaruar ajo.
“Qeveria ka bërë një veprim amatorek në menaxhimin e krizës më të rënd ekonomike që ka kapluar Kosovën që nga viti 99 e tutje”, ka theksuar Bytyqi – Shala.
Për miratimin e të këtij projektligji, pro është shprehur edhe partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Pas krizës së shkaktuar nga ngritja e çmimeve, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.
Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.
Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.
Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.
Kujtojmë se një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi./Gazeta Enigma/