Opsionet e Manchester United në rast së largimit të Pogba

Opsionet e Manchester United në rast së largimit të Pogba

Tashmë është raportuar se Manchester United do të lejojë Paul Pogba-n të largohet nga klubi nëse ai refuzon të nënshkruajë një kontratë të re, por klubi thuhet se po krijon një listë të shkurtër të zëvendësimeve në rast se ai largohet.



Gazeta Mirror beson se United do të ulet me francezin dhe agjentin Mino Raiola këtë muaj në një përpjekje për të rënë dakord për një kontratë të re. Sidoqoftë, nëse Pogba refuzon atë që raportohet të jetë një ofertë prej 400,000 £ në javë, United do të veprojë shpejt për ta zëvendësuar atë.

Në listën e mundshme të lojtarëve që mund të zëvendësojnë francezin janë Declan Rice, Wilfred Ndidi dhe Saul Niguez.

22 vjeçari, Rice, ka qenë një nga lojtarët kryesorë në ngritjen e West Ham United në Premier League. Por West Ham mund të kërkojnë deri në 100 milion £ për mesfushorin anglez.

Ndidi ka qenë i shkëlqyer për Leicester City-n këtë sezon dhe konsiderohet si një opsion shumë më i përballueshëm. Nigeriani 24 vjeçar ka ndihmuar Leicester City-n të arrijnë në finale të Kupës FA, dhe të radhitën në pozitën tretë në Premier League.

Ndërkohë, spanjolli 26 vjeçar, Saul Niguez, ka qenë me klubin e Atletico Madrid që nga viti 2013 dhe do ishte shumë i përshtatshëm për United pasi ai mund të luaj në pozicione të ndryshme.

Related Articles