Kombëtarja e Kosovës në futboll rikthehet në program në muajin tetor me tri ndeshjet e radhës për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.
“Dardanët” më 9 tetor do të udhëtojnë në drejtim të skandinavisë për t’u përballur me Suedinë.
Tri ditë më vonë, ekipi kombëtar i drejtuar nga Bernard Challandes do të jetë nikoqir i Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Krejt në fund të ciklit, Kosova më 14 tetor udhëton në Athinë atje ku pritet nga Kombëtarja e Greqisë.
Kosova është në vendin e katërt në grup me vetëm katër pikë gjithsej.
Ndryshe, këto ballafaqime janë në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për “Katar 2020”.